GP-Medical AL
Raportet tona të shkëmbimit të informacionit dhe performancës, na motivojnë dhe zgjerojmë horizontin tonë për t’ju ndihmuar në përmbushjen e pritjeve tuaja.
Të gjithë anetarët e GP Medical AL falë eksperiencës dhe kompetencave të tyre, kontribuojnë për ti ofruar klientit sigurinë dhe mbrojtje maksimale në sigurimin, ruatjen dhe shpërndarjen e medikamenteve.
Në ekipin tonë përfshihen profesionistë të shërbimit ndaj klientit me përvojë ndërkombëtare, të përgatitur për sigurimin dhe kordinimin e shpërndarjes.
Pjesë esenciale e ekipit tonë janë ekspertët e logjistikës dhe të doganës, të cilët njohin kërkesat e Praktikës së Mirë të Shpërndarjes dhe dinë si të kujdesen për produktet tona të ndjeshme.
Pse klientët na zgjedhin ne?
Blerësit zgjedhin GP Medical al pasi ata e dinë që duhet një kohë e gjatë për të realizuar lidhje të mira me fabrikat/furnizuesit.
Ne bëjmë një punë të palodhur për të ndërtuar një raport të mirë midis blerësit dhe furnizuesit.
Duke patur një lidhje të shkëlqyer me furnitorët, blerësi kupton që GP Medical AL mund të sigurojë që të gjitha palët të marrin një ofertë të drejtë dhe konkuruese dhe ajo çka është më e rëndësishme i ofrojmë pacientit medikamente të një cilësie të lartë me çmime të përballueshme.
Ne punojmë vetëm me furniturë që veprojnë me certifikata dhe licensa MHRA/WHO/GMP që sigurojnë medikamente të një cilësie të lartë.
GP Medical AL duke kuptuar nevojat ,mundëson dhe përshtat zgjidhje për të bërë shpërndarje sa më të shpejt dhe efikase që është e mundur.
Të besosh është mirë, por kontrolli i dokumentuar është edhe më mirë.
Çdo filial ka departmanetin e vet të sigurimit të cilësisë. Keto njësi sigurojnë zbatimin e udhëzimeve të GDP dhe GMP për gjithë proçedurën e shitjes.
Falë:
- trajnimit të punonjësve
- inspektimeve nga autoritetet rregullatore të huaja
- auditimet nga partnerët tanë në industrinë farmaceutike
- si dhe vetë-inspektimeve
Ne vazhdimisht kontrollojmë, konfirmojmë dhe përmirësojmë sistemin tonë të cilësisë.
Si një rrjet aktiv ndërkombëtar dhe i lidhur ngushtë ne dimë dhe rishikojmë standarte të shumta cilësie për të zgjedhur ekskluzivisht më të lartën.
Për këtë arsye GP Medical AL insiston në:
- ruajtjen e produkteve në përputhje me të gjitha udhëzimet
- kontroll për vecoritë përkatëse të sigurisë për të gjitha medikamentet
- furniturë dhe partnerë të besueshëm
- ndjekje të plotë të gjithë zinxhirit të furnizimit
Punoni me ne dhe shënoni fillimin e një bashkëveprimi të suksesshëm afatgjatë!
Çdo produkt mbërrin te klienti i sigurt në kushte të kontrolluara. Ne ju mbështesim me ekspertizën tonë farmaceutike dhe logjistike.
Ekipi ynë i prbërë nga punonjës afatgjatë dhe tepër të kualifikuar ofron:
- qendër logjistike për trajtimin e kontrolluar në temperaturë e dhomës si dhe për produkte frigoriferike dhe të ngrira
- 2 magazina të hapura që ndërlidhen
- proçedura importi dhe eksporti në përputhje me kërkesat ligjore
- shitje të drejtpërdrejta te klienti final i zgjedhur : si farmacist, spitale apo dhe pacient në vetvete.
- dokumentim i plotë i të gjithë proçeseve në programin e vlefshëm
- sigurim i gjithë informacionit për pacientin
- përpunimi në emrin tuaj dhe në llogarinë tuaj në përputhje me kërkesën
- komunikim i besueshëm
- mbështetje me farmakovigjilencen
Nga marrja e porosisë deri te transporti GP Medical AL ofron një zgjidhje individuale të përshtatur për ju dhe produktin tuaj .