Covid-19

Çka është virusi “i ri” korona?

Virusi i ri korona është lloj i ri i viruseve korona.
Sëmundja e shkaktuar nga lloji i ri virusit korona ishte emërtuar sëmundje e shkaktuar
nga virusi korona 2019 (KOVID-19) – “KO” është shkurtesë për korona, “VI” virus,
ndërsa “D” diseas, që do të thotë sëmundje në gjuhën angleze.

Si përhapet virusi korona?

Virusi përcillet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me pikat respiratore të personit të
infektuar (që shkaktohet përmes kollitjes ose teshtitjes) dhe përmes prekjes së
sipërfaqeve të kontaminuara me virus të atyre pikave respiratore. Virusi korona mbijeton
në sipërfaqe edhe për disa orë, por mund të shkatërrohet me mjete të thjeshta të
dezinfektimit.

Cilat janë simptomat e sëmundjes së shkaktuar nga virusi korona
(KOVID 19)?

Simptomat mund të jenë ngritje të temperaturës, kollitje dhe vështirësi në frymëmarrje.
Në rastet më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni ose vështirësi me
frymëmarrjen. Në raste të rralla sëmundja mund të jetë vdekjeprurëse.
Këto simptoma janë të ngjashme me gripin, i cili paraqitet shumë më shpesh se sëmundja
e shkaktuar nga virusi korona. Për këtë arsye nevojitet të bëhet testimi, me qëllim që të
verifikohet nëse ndonjë person ka virusin korona ose jo. Me rëndësi është të mbahet
mend se masat kyçe të parandalimit janë të njëjta – larje e shpeshtë e duarve dhe higjiena
e organeve të frymëmarrjes (kur kolliteni ose teshtini, mbulojeni gojën me bërryl ose me
shami të letrës, pastaj hidheni shaminë në kosh të mbyllur).