Simptomat e Covid-19
Simptomat më të shpeshta të COVID-19 janë: temperatura, lodhja dhe kolla e thatë. Disa pacientë mund të kenë dhimbje trupi, hundë të bllokuar ose sekrecione, dhimbje të fytit ose diarre.
Keto simptoma jane zakonisht te buta dhe fillojne gradualisht. Disa njerëz infektohen por nuk shfaqin simptoma apo nuk ndihen të sëmurë. Rreth 80% e popullsise shërohet pa nevojen e trajtimit mjekësor, ndërkohë që 1 në 6 njerëz sëmuret rënd dhe shfaq vështirësi në frymëmarrje, ku më të rrezikuara janë moshat e vjetra dhe ata me probleme mjekësore të mëparshme, si hipertensioni, problemet e zemrës dhe diabetikët.
Njerëzit me temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore.