Shërbimet Rregullatore të barnave
GP Medical AL ofron shërbime rregullatore për partnerët e saj dhe fuksionon edhe si kompani e kontraktuar që siguron pajtueshmëri me ligjet dhe rregulloret në fuqi duke zhvilluar strategjitë rregullatore dhe aplikimet, si dhe ndjekjen e procedurave pranë autoriteteve për të siguruar miratimin dhe vendosjen e produktit në treg në kohën e duhur.
GP Medical AL mbështet partnerët e saj duke ofruar të gjitha informacionet e nevojshme e të përditësuara rregullatore dhe duke i ndihmuar ata të kuptojnë më mirë kërkesat lokale përfshirë këtu:
Regjistrimet e produkteve të reja: vlerësimi, përgatitja e dosjes së aplikimit dhe ndjekja e aplikimit pranë autoriteteve shëndetësore lokale.
Mirëmbajtja e regjistrimeve aktuale (variacionet dhe rinovimet).
Përkthimi i informacionit të produktit për aplikim gjatë procesit të regjistrimit ose rinovimit.